Që prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 6 dhjetor të gjitha rrugët që të çojnë për në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe stadiumit “Air Albania” në Shqipëri do të jenë të bllokuara.
Plani i masave të Policisë së Shtetit ndonëse nisi që prej orës 14:00 të së hënës, ai nuk parashikoi bllokimin e qarkullimit, por vetëm heqjen e automjeteve të parkuara brenda perimetrit të sigurisë dhe në raste të nevojshme devijim të segmenteve, ku delegacionet kishin rrugëkalimet.
Në Tiranë mbërritën dhe agjentë të huaj, të cilët janë pjesë e protokollit të sigurisë së samitit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.





