Home LAJME Samiti i Brdo-Brionit mbahet më 12 shtator, pjesëmarrëse edhe presidentja Vjosa Osmani

Samiti i Brdo-Brionit mbahet më 12 shtator, pjesëmarrëse edhe presidentja Vjosa Osmani

0
Samiti i Brdo-Brionit mbahet më 12 shtator, pjesëmarrëse edhe presidentja Vjosa Osmani
Presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një shëtitje pas takimit të 17 majit 2021 (EPA)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë në mesin e liderëve rajonalë pjesëmarrës në Samitin ”Brdo-Brioni”, i cili do të mbahet këtë vit më 12 shtator afër Kranjës.

Agjendën e këtij samiti, e ka bërë të ditur kryeministri slloven, Borut Pahor, si iniciativë e bashkëpunimit rajonal, si një mundësi për të shqyrtuar situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për t’u bërë thirrje anëtarëve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë procesin e zgjerimit, shkruan STA, transmeton klankosova.tv.

Siç njoftojnë nga Lubjana, në këtë samit do të jenë pjesëmarrës: presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili është edhe bashkëkryetar i nismës, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidenca treanëtare e Bosnjë dhe Hercegovinës (Zheljko Komshiq, Milorad Dodik, Shefik Dzhaferoviq), presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here