- Reklama -

Sami Lushtaku: “JO” koalicion me Albin Kurtin, s’kemi vota për Vjosa Osmanin presidente

Koalicionet e mundshme për ndërtimin e qeverisë, dhe zgjedhja e presidentit janë dy temat kryesore aktuale në politikën kosovare.

Partia Demokratike e Kosovës e cila ka dalë parti e dytë në vend ka bërë të qartë se do të mbetet në opozitë.

- Reklama -

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar nënkryetarin e PDK-së, Sami Lushtaku, i cili ka thënë se ai personalisht është kundër një bashkëpunimi me partinë e Kurtit.

“Unë nuk kisha bo me Albin Kurtin, mendimi jem është ‘JO’ një herë me Albin Kurtin. Po foli për këtë mandat, çka ndodh tutje nuk e di”, ka thënë Lushtaku për Reporteri.net.

I pyetur nëse PDK ka vota për Vjosa Osmanin presidente, ai ka thënë shkurt “JO”.

Kurse për mundësinë që të votojnë Ramush Haradinajn për president, Lushtaku ka deklaruar “nuk e di”.

Më tej Lushtaku ka bërë të ditur se partia do të mblidhet pas ceritfikimit të rezultateve për të diskutuar të gjitha këto çështje.

Kujtojmë se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, vazhdimisht thotë se nuk do të bëjë koalicion qeverisës me ndonjë nga partitë politike shqiptare, pasi ka bërë koalicion parazgjedhor me Listën e Vjosa Osmanit. /Reporteri.net/.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort