- Reklama -

Sa vota mund t’i marrë Kosova në OKB, sipas Serbisë?

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se vendin e tij po e pret një “udhëtim i vështirë diplomatik”.

Daçiq ka thënë se Serbia ka ndryshuar “ekuilibrin e pushtetit” në Kombet e Bashkuara (OKB) sa i përket numrit të vendeve që e njohin pavarësinë e Kosovës.

- Reklama -

“Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nga 193 anëtarë, Kosova nuk mund të marrë më shumë se 83 vota”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se katër shtete e kanë njohur Kosovën, por nuk e votojnë atë, po ashtu theksoi se “ka vende që ndryshojnë qëndrim çdo gjashtë muaj”.

“Por ata (Prishtina) nuk kanë më një shumicë të qetë në OKB dhe në të njëjtën kohë një vendim i tillë për anëtarësimin në OKB duhet të kalojë në Këshillin e Sigurimit dhe kjo është arsyeja pse pozicioni i Rusisë dhe Kinës është shumë i rëndësishëm për ne, në mënyrë që ata të mund të vënë veton”, tha ai, raporton Danas.

Ai ka theksuar se për këtë arsye po thotë se “çështja e Rusisë, Ukrainës, Kosovës, Këshillit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara nuk mund të shikohet veçmas”.

“Dhe prandaj them se duhet të ketë një “paketë për Serbinë”, e cila para së gjithash do të fillonte nga Kosova dhe mendoj se një paketë e tillë për momentin nuk ekziston. Nuk kemi marrë asnjë propozim që do të ishte bazë për bisedë”, ka shtuar ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort