Një stuhi e fortë gjatë natës së mbrëmshme i përcjellë me shi të dendur ka përfshir pothuajse gjithë vendin.
Nga kjo stuhi dhe nga rrufeja e ka pësuar një shtëpi në fshatin Billushë të Prizrenit. Një banorë i këtij lokaliteti,ka dërguar në redaksi të Televizionit të Prizrenit foto se si rrufeja ‘i’a ka djegur kulmin e shtëpisë.
Për fat të mirë, familjar të kësaj shtëpie ishin mërgimtar dhe brenda në këtë shtëpi nuk kishte asnjë njeri duke banuar. tvprizreni.net