Ka shënuar rritje për 25% numri i operacioneve të kryera nga kirurgët e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK.
ShSKUK ka bërë të ditur përmes një njoftimi se në nëntë muajt e parë të vitit 2023, janë kryer 1 mijë e 691 operacione, përfshirë operacione urgjente, por edhe ato të planifikuara, në programin e rregullt operativ, transmeton lajmi.net.





