LAJME

Rohde i ashpër: Absurde të ketë konfrontime të dhunshme për shkak të targave

Rohde i ashpër: Absurde të ketë konfrontime të dhunshme për shkak të targave
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2022, 15:37

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është absurde që të vihet deri te konfrontimet për shkak të targave të veturave.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka kërkuar vullnet politik për shtensionim dhe kompromise bazuar në marrëveshjet e Brukselit, raporton Klankosova.tv.

“Nevojitet vullnet urgjent politik për shtensionim dhe kompromise bazuar në marrëveshjet e Brukselit. Është absurde të rrezikohen konfrontimet e dhunshme për shkak të targave të veturave teksa po zhvillohet lufta brutale kundër Ukrainës nga Rusia me viktima tashmë të panumërta”, shkroi Rohde.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika