RAJONI DHE BOTA

Rikthehet bllokimi i rreptë në Itali për shkak të COVID-19, qytetarët i hedhin flakën Institutit të Shëndetit Publik

Rikthehet bllokimi i rreptë në Itali për shkak të COVID-19, qytetarët i hedhin flakën Institutit të Shëndetit Publik
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Mars 2021, 09:27

Për miliona qytetarë të Italisë nga kjo e hënë do të rikthehet bllokimi i rreptë për shkak të Covid-19.

Megjithatë pak përpara nisjes së lockdown-it, siç shkruan Lapsi, portës hyrëse të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Romë i është vënë flaka, përcjellë Klan Kosova.

Ndaj godinës është hedhur lëndë djegëse e qëllimshme duke i vënë flakën porte kryesore, e cila është dëmtuar plotësisht. Tymi djegës ka përfshirë godinën, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

”Të papranueshme këto akte indimiduese. .. armiku është virusi e jo ata që impenjohen për ta luftuar”, thuhet në reagimin e ministrit të Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika