LAJME

Renovimi i shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është drejt përfundimit.

Renovimi i shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është drejt përfundimit.
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Gusht 2024, 12:14

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se renovimi i shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren

Sipas njoftimit të komunës ky projekt, i cili është investim i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka përmirësuar kushtet për rritjen e aktivitetit kulturor, ku përveç përmbushjes së nevojave për artistët e arteve dramatike, është krijuar edhe salla e ekspozitave për artet pamore që është një shtesë e rëndësishme dhe e kompleton funksionalitetin e shtëpisë së kulturës, bëhet e ditur në njoftim.

“Transformimi i plotë i kompleksit kulturor do të ofrojë gjithashtu një ambient estetik për dashamirët e teatrit.”, thuhet në fund të njoftimit./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika