Fotografia zyrtare e Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është vendosur në Presidencë dhe në institucionet qendrore e lokale të vendit, si dhe në misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës në mbarë botën.
Zyra e Presidencës ka njoftuar se shpërndarja e fotografisë është bërë nga Departamenti i Protokollit të Shtetit, në përputhje me Rregulloren Nr. 19/2011 për kriteret e përzgjedhjes dhe vendosjes së fotografisë së Presidentit/es së Republikës së Kosovës dhe brenda afateve të përcaktuara.





