PRIZRENI ME RAJON

Rast i rrallë: Kosovari shkëmben veturën Mercedes me kryptovalutën Etherum

Rast i rrallë: Kosovari shkëmben veturën Mercedes me kryptovalutën Etherum
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shkurt 2021, 17:55

Një kosovar ka bërë një shpallje për shkëmbimin e një Mercedes E 250 CDI me krypto valutën Ethereum.

Këtë shpallje ai e ka bërë përmes rrjetit social Facebook dhe kjo ndoshta mund të jetë ndër veturat e rralla në Kosovë që shitet me krypto valuta online.

Jetojmë në një kohë kur monedhat virtuale janë bërë temë diskutimi nga mediat, shoqëria civile dhe investitorët. Këta monedha virtuale po bëhen gjithmonë e më të popullarizuara edhe tek shqiptarët, sidomos tek shqiptarët e Kosovës ku kanë filluar të përdoren dhe të tregtohen në masë të madhe nga shumë njerëz.

Monedhat virtuale si Bitcoin dhe Ethereum janë monedhat më të njohura dhe të përhapura dhe sot në internet dhe me ato mund të blihen gjëra të ndryshme online.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika