- Reklama -

Raporti i BE-së për Kosovën thotë se ka përparime në punën e Doganës

Raporti i fundit i Progresit për Kosovën ka pasqyruar përparime të shumta në fusha të rëndësishme për Doganën e Kosovës.

Përtej sfidave të identifikuara ndër vite, raporti i fundit i Komisionit Evropian nuk ka identifikuar ndonjë sfidë të re. Përkundrazi, raporti ka gjetur progres të theksuar në fusha shumë të rëndësishme.

- Reklama -

Përveç përfundimit se vështruar nga këndvështrimi i integrimeve në fushën e doganave, Kosova është mesatarisht e përgatitur, raporti ka gjetur se është bërë progres përgjatë periudhës raportuese, duke përmirësuar në vazhdimësi shkëmbimin sistematik elektronik të të dhënave të akcizës me doganat tjera.

Raporti thekson se Dogana e Kosovës gjatë periudhës raportuese së bashku me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit ka bërë përparim në luftimin e llojeve të ndryshme të kontrabandës, përfshirë këtu edhe parandalimin, shtypjen dhe ndjekjen e kontrabandës së narkotikëve, sikurse që është theksuar se ka rritje domethënëse në aktivitete të orientuara drejt luftimit të ekonomisë jo formale dhe evazionit fiskal, duke konkluduar se Dogana e Kosovës dhe agjencinë e tjera të zbatimit të ligjit bashkëpunojnë mirë për të luftuar informalitetin dhe mashtrimet doganore. Ndërkaq bazuar në aktivitetin e Doganës së Kosovës është arritur që të shkarkohen 10 zyrtar dhe të suspendohen 12 zyrtar tjerë.

Po ashtu, BE-ja ka theksuar si gjetje pozitive edhe nënshkrimin e marrëveshjes për programin Doganat, i cili mbështet bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve doganore në BE, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes për kontrollin e përbashkët në transportin në hekurudha me Doganën e Maqedonisë së Veriut. Edhe në fushën e lehtësirave raporti thekson si të rëndësishëm progresin për miratimin e pestë të operatorit ekonomik të Autorizuar.

Në lidhje me sfidat e adresuara ndër vite për pagesat për përdorimin e terminaleve, raporti ka adresuar progresin e bërë me hapjen e terminalit të parë publik, ndërsa që progresi i më vonshëm nuk është raportuar ende në raport dhe do të pasqyrohet në raportet e ardhshme.

Ngjashëm raporti pasqyron progresin në fushën e zbatimit të masave doganore për mbrojtjen e të drejtave të Pronësisë Intelektuale, duke njohur progresin e bërë në fushën e inspektimeve kundër piraterisë dhe falsifikimit në krahasim me vitin 2020 ku ka pasur dukshëm më pak inspektime, kjo edhe për shkak të pandemisë. Raporti gjithashtu e cekë se legjislacioni për masat e DPI dhe kontrollet e eksportit për mallrat kulturore është në përputhje me acqui të BE-së.

Te kapitulli i krimit të organizuar, veç tjerash raporti thekson se Dogana e Kosovës ka performuar mirë dhe se Dogana së bashku me agjencitë tjera dhe institucionet e linjës po bashkëpunojnë mirë për luftimin e ekonomisë jo-formale dhe krimeve në fushën e doganës.

Ky vlerësim është i rëndësishëm për Doganën e Kosovës, pasi që konfirmon rezultatet dhe qasjen strategjike, ndërsa që Dogana mbetet e përkushtuar për të adresuar të gjitha sfidat e procesit integrues, por duke pasur referencë kryesore efikasitetin në misionin dhe përgjegjësinë që ka Dogana kundrejt qytetarëve dhe ekonomisë së vendit. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort