LAJME

Ramush Haradinaj nis në Pejë sezonin e korrjeve dhe shirjeve

Ramush Haradinaj nis në Pejë sezonin e korrjeve dhe shirjeve
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Korrik 2021, 17:59

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në nisjen e sezonit e korrjeve dhe shirjeve në fshatin Sverkë e Thatë në komunën e Pejës.

Haradinaj këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha se këtë të martë ka vizituar edhe dy ferma, transmeton Klankosova.tv.

‘’Fillimisht qëndrova në shtëpinë e Janoshëve në Rasujë, shtëpi që ishte strehë e luftëtarëve të lirisë. Kjo familje ka në pronësi fermën e pulave, për të cilën më informoi hollësisht bashkëluftëtari im Selim Berisha.Ndërsa në Nabërgjan, vizitova fermën e gjedheve në pronësi të Arif Gashit, ku takova edhe antarë të Shoqatës të Fermerëve. Dëgjova nga dora e parë për problemet dhe kërkesat e tyre’’, ka shkruar Haradinaj.

Tutje ai shtoi se në këtë kohë kur ekonomia e vendit është goditur rëndë dhe të gjithë bujqit e fermerët në Kosovë, kanë nevojë për dorën e shtetit, ai do të jetë gjithmonë mbështetës dhe avokat i të drejtave të tyre.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika