Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se ka shumë ndërhyrje nga jashtë në protestën kundër projektit në Zvërnec.
Ai këto komente i bëri për televizionin francez “France24”, teksa shtoi se është interesant fakti se protesta ka në Tiranë e jo në vendin ku është parashikuar të bëhet projekti, në Vlorë.
“Saktësisht për çfarë po ndodh, ka shumë ndërhyrje, qoftë ndërhyrje nga Irani, me të cilin jemi në një luftë kibernetike që prej tri vitesh ose ndërhyrje nga konkurrentët në të gjithë rajonin që nuk e duan këtë zhvillim në Shqipëri… Është shumë interesante, sepse në Tiranë ka protesta, ndërsa në Vlorë, ku është parashikuar të bëhet projekti, njerëzit e duan atë”, deklaroi Rama.





