Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në prag të raundit të ri të dialogut në Bruksel, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të luftojë për popullin e tij “si një luan” dhe se çdo vendim i marrë në “mënyrë të njëanshme kundër serbëve nuk do të kenë miratimin e përfaqësuesve politikë të serbëve dhe as të popullit serb”.
Rakiq: Nuk i shmangemi mundësisë që vetë ta formojmë Asociacionin

“Formimi i Asociacionit është një obligim ndërkombëtar i Prishtinës, për të cilin u angazhuan përfaqësuesit e Prishtinës dhe jo vetëm ata, por edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Populli serb nuk do të pajtohet me këtë, ashtu siç nuk do të pajtohet me zvarritjen pafundësisht. Në këtë kuptim, ne nuk i shmangemi mundësisë së formimit të Asociacionit vetë, duke respektuar marrëveshjen ndërkombëtare që parashikonte ekzistencën e saj”, tha Rakiq.
Ai tha se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti sipas tij, janë absolutisht kundër dialogut Beograd-Prishtinë. /klankosova.tv/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

OJQ THY organizoi turne shahu, duke promovuar strategjinë dhe sportivitetin

Nesër nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë, njofton Ministria e Infrastrukturës

Klubi i Shigjetarisë Tradicionale nga Prizreni do ta përfaqësojë Kosovën në Conquest Cup në Qipro Veriore

