Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj në një publikim në faqen e tij të rrjetit social facebook, ka thënë se kjo QKMF-ja e Prizrenit është e vetmja qendër në Kosovë që tani do të realizoj pakon e analizave për COVID-19, raporton TV Prizreni.
Përpos analizave të gjakut, drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, thotë se ata e bëjnë edhe rentgenin e mushkërive, testin SARS COVID, testin serologjik.





