Qindra qytetarë nga Kosova të premten kanë shkuar në Bujanovc për të marrë vaksinën anti-COVID që po jepet nga autoritetet shëndetësore të Serbisë.Siç raportojnë mediat serbe, shqiptarë të shumtë nga disa komuna në Kosovë janë në Bunjanovc për vaksinën anti-COVID. Ato raportojnë se qytetarët kryesisht janë nga Gjilani dhe komunat përreth.
“Bujanovacke” shkruan se drejtori i Qendrës Shëndetësore aty ka thënë se ky institucion u jep vaksinat anti-COVID qytetarëve të Kosovës, vetëm me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi.
Qindra kosovarë shkojnë në Bujanovc për të marrë vaksinën anti-COVID

Ky medium raporton se në këtë qendër shëndetësore kanë shkuar rreth 300 persona nga Kosova vetëm të premten.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Liria drejt Superligës, mposht 2 Korrikun në Prizren me rezultat 3:1

Kompanitë transportuese mohojnë rritjen e çmimeve në linjën Prizren–Prishtinë

Policia bllokon rrugën nga Prishtina Mall – deri në Veternik dhe anasjelltas, shkak gara e vrapimit

