LAJME

Qeveria ndan 70 mijë euro për librin “Reçaku”

Qeveria ndan 70 mijë euro për librin “Reçaku”
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Janar 2023, 11:25

Një nga masakrat më të mëdha dhe më të tmerrshme të kryer nga okupatori serb në Kosovë është ajo e Reçakut.

Kjo ngjarje e alarmoi botën për rrezikun e shfarosjes së popullatës civile në Kosovë nga Serbia.

E të dielën më 15 janar, bëhen 24 vjet nga kjo ngjarje e rëndë.

Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, Qeveria ndau 70 mijë euro për librin “Reçaku”, të ish-shefit të misionit të OSBE-së. William Walker.

Në këtë libër ai përshkruan ngjarjen nga këndvështrimi i tij si ish-shef i misionit të OSBE-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika