LAJME

Qeveria e Shqipërisë vendos t’i jep pension mujor familjes së Klodian Rashës

Qeveria e Shqipërisë vendos t’i jep pension mujor familjes së Klodian Rashës
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Dhjetor 2020, 16:20

Qeveria vendos të dëmshpërblejë familjen e të ndjerit Klodian Rasha, i vrarë nga një efektiv policie mëngjesin e 8 dhjetorit.

Siç shihet në dokumentin e mëposhtëm, i botuar në Fletoren Zyrtare dhe mban firmën e kryeministrit Edi Rama, i ati i të ndjerit Qazim Rasha do të përfitojë një pension mujor prej 96 mijë lekësh.

Ndërkohë që në një tjetër vendim, duke marrë shkasë nga kjo ngjarje e rëndë, qeveria ka bërë një shtesë në ligjin për “Sigurimet Shoqërore”.

“Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social. Trajtimi i veçantë financiar dhe anëtari që përfiton në emër të familjes, përcaktohet me vendim individual të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga buxheti i shtetit”, thuhet në vendimin e qeverisë“.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika