Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, 744 të vdekur nga coronavirusi

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Nov 8, 2020
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, 744 të vdekur nga coronavirusi

Numri i viktimave nga COVIS-19 në Kosovë ka arritur në 744.

Ndërsa nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para, në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 23 mijë e 425 persona.

Prej tyre 16 e 47 janë shëruar kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 634.

“Numri total i rasteve pozitive është 23.425 raste nga 104.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 744 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 66 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.047 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.634”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së.

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika