LAJME

Publikohet fotografia e gruas që dyshohet për shpërthimin në Stamboll

Publikohet fotografia e gruas që dyshohet për shpërthimin në Stamboll
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Nëntor 2022, 19:13

Deri më tani gjashtë persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në sheshin “Taksim” në Stamboll.

Po ashtu si pasojë e sulmit edhe 53 persona janë lënduar.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, tha se dyshohet se ky mund të jetë sulm terrorist.

Erdogan tha se lidhur me sulmin e dyshuar është një grua.

Mediat turke kanë publikuar një fotografi të një gruaje e cila supozohet të jetë e dyshuar lidhur me rastin tragjik.

Ajo dyshohet se e ka vendosur çantën në një vazo, e që brenda saj dyshohet se kishte bombë./klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika