Nebenzya: Perëndimi po përdor standarde të dyfishta, pati qasje tjetër ndaj Kosovës.
-Hoxha: Deklarata e delegacionit rus për Kosovën, e pasaktë dhe e gabuar.
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është shënuar me një përplasje ndërmjet Shqipërisë dhe Rusisë rreth çështjes së Kosovës. Ambasadori i Shqipërisë dhe ai i Rusisë kanë debatuar pasi përfaqësuesi rus tërhoqi paralelet ndërmjet luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë dhe luftës së fundit në Kosovë. Ambasadori rus e akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta, ndërkohë që Ambasadori i Shqipërisë e cilësoi ndërhyrjen ruse në Ukrainë si një agresion të paprovokuar.
Video – https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=775361526870944