Mbrëmë në korridorin e Klinikës së Radiologjisë, afër sallës së Koronarografisë, është sulmuar fizikisht një teknik i radiologjisë nga familjarët e pacientit. Bëhet fjalë për infermierin B.R., i cili ka më shumë se 20 vjet përvojë pune në Radiologji. Ai për Express ka shpjeguar rreth sulmit, si pasojë e të cilit mori edhe ndihmë mjekësore.E gjithë kjo ngjarje sipas infermierit të QKUK-së ka ndodhur dje rreth orës 17:30 të pasdites.E arsyeja për të cilën ky infermier u sulmua nga disa familjarë të një pacienti është banale.
“Rreth orës 17:30 të mesditës më thirrën për dy raste të cilat kishin qenë të hospitalizuara në Intensiven Qendrore me Covid-19. I përfundova ato dhe duke zbritur poshtë korridorit në Radiologji i takova dy kolege të mijat të Onkologjisë. Në bisedë me to njëra e pati një telefonatë dhe në të qeshi. Pas pak minutash erdhi një nga familjarët e na tha pse po qeshni kur unë babanë e kam në sallën e operacionit, kështu filloi diskutimi”, deklaron infermieri i sulmuar.
Ai thotë se pas pak minutave kishte vazhduar rrugën për në vendin e tij të punës. Por sërish nga familjarët ishte fyer e sharë. E më pas është goditur me grusht në pjesën e fytyrës dhe në kraharor.“Njëri nga familjarët erdhi e na tha s’ka me qeshë, se e kam babën në sallë të operacionit. Por duke kalu unë nga ta, njëri nga ta më shau me familje. Kur vazhdova unë njëri nga familjarët jetë më goditi në krah dhe pak në mjekër”, thotë B.R për Express.





