LAJME

Protestuesit përleshen me Policinë, tentojnë të futen në objektin e KEK-ut

Protestuesit përleshen me Policinë, tentojnë të futen në objektin e KEK-ut
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shtator 2023, 08:09

Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), për të tretën herë radhazi brenda këtij viti, ka mbajtur protestë për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.

Ata kanë protestuar para objektit të kësaj kompanie duke kërkuar kthimin si punëtorë të KEK-ut dhe jo të tenderohen vazhdimisht siç thanë jashtëligjshëm në sektorin privat.

Protesuesit janë përleshur me Policinë e Kosovës, pasi kanë tentuar që të futen në objektin e kompanisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika