Si pasojë e reshjeve të shiut, ura që lidh 25 fshatra në fshatin Rogovë të Gjakovës është bllokuar për qarkullim nga organet kompetente. Kjo ka bërë që sot banorët e kësaj ane të protestojnë, duke kërkuar largimin e barrikadave dhe lirimin e rrugës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se sot banorët e fshatit Rogovë, kanë protestuar në mënyrë paqësore lidhur me bllokimin e urës që është jetike për plotësimin e nevojave ditore.
Kjo protestë është organizuar nga Këshilli organizativ i fshatit, të cilët kanë bërë thirrje që të bëhet zgjidhja e këtij problemi sa më shpejt që është e mundur nga organet relevante.






