LAJME

Promovohet në Prizren libri i Albinot Malokut “Një vit jetë pa institucione”

Promovohet në Prizren libri i Albinot Malokut “Një vit jetë pa institucione”
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Tetor 2026, 17:51

Në kuadër të programit IDEA Talks, OJQ IDEA organizoi në Prizren promovimin e librit “Një vit jetë pa institucione”, të politologut Albinot Maloku.

Aktiviteti mblodhi publicistë, gazetarë dhe studiues, të cilët diskutuan mbi zhvillimet politike në Kosovë përgjatë një viti, sfidat institucionale dhe rëndësinë e analizës së proceseve politike në vend.

Për librin dhe temat që trajton folën Dr. Avdi Smajlaj, Dr. Gurakuç Kuçi dhe autori Albinot Maloku, duke sjellë këndvështrime të ndryshme mbi përmbajtjen dhe aktualitetin e këtij botimi.

Libri “Një vit jetë pa institucione” përbën një trajtim publicistik, analitik dhe historiografik të zhvillimeve shoqërore, politike dhe diplomatike në Kosovë, duke synuar të kontribuojë në kuptimin e proceseve dhe sfidave që kanë shoqëruar vendin gjatë periudhës së trajtuar.

Përmes këtij aktiviteti, OJQ IDEA vazhdon të zhvillojë programin IDEA Talks, i cili krijon hapësira për diskutim, shkëmbim idesh dhe trajtim të çështjeve me rëndësi publike. Programi synon të afrojë studiues, profesionistë dhe qytetarë përmes aktiviteteve që nxisin mendimin kritik, dialogun dhe kulturën e debatit.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika