Në ambientin e Qendrës Turistike Rurale- “Bujtina Nora”, u promovua libri “Motivet në veshjet popullore të grave të Hasit” (katalog), të autorës Arbnora Kolgjeraj Rexhaj.
Në këtë event kulturor, njëkohësisht u shënua edhe 52 vjetori i themelimit të Ansamblit Etno-kulturor “Katarina Josipi” e Zymit të Hasit, raporton TV Prizreni.
Të pranishëm ishin studiues, shkrimtarë, kritikë letrar, dashmirë të librit dhe të trashëgimisë kulturore.
Pjesë e panelit ishin autorja e Arbnora Kolgjeraj Rexhaj, profesor Dr. Arsim Canolli, nga Universiteti i Prishtinës, Departamenti i Antropologjisë, publicisti e shkrimtari Frrok Kristaj, nga Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi.
Sipas autorës katalogu paraqet një dokumentimin dhe prezantimin i emërtimeve dhe simboleve të ornamentikës në veshjet popullore të grave të Hasit, si dukuri të veçanta artistike të zbukurimeve në artin e zbatuar popullor, që sot si emërtime dhe simbole janë të rrezikuara të fshihen edhe nga kujtesa popullore.
Qëllimi i këtij katalogu është dokumentimi i motiveve në veshjet popullore të grave të Hasit, si një pjesë e trashëgimisë shpirtërore e cila rrezikon të zhduket pa u dokumentuar.
Profesori nga Universiteti i Prishtinës, depatarmenti i Antropologjisë, prof. Dr Arsim Canolli, ndër të tjerash theksoj: “Katalogu që keni në duar vjen si një freski, sepse nxjerr në pah larminë e ornamentikës së qëndisur në veshje, kryesisht në veshje të vjetra, ku shprehen vlerat e asaj krahine të pasur me rite, doke, shprehje, lojëra, praktika e energji të theksuar kulturore. Këto motive, figura e simbole bëhen cytëse e inspiruese për t’i njohur, rivitalizuar e gërshetuar motivet e vjetra popullore shqiptare në artin, dizajnin, ilustrimet, dekorimet, arkitekturën e kulturën e përditshme sot.
Shkrimitari dhe publicisti, Frrok Kristaj theksoj që formimi i Shoqërive kulurore-artistike të Hasit dhe manifestimeve si “Takimet e Gjeçovit” dhe Festivalit Folklorik “Hasi Jehon”, ndikuan që tradita e punimit të veshjeve të Hasit të ruhet deri më sot. Andaj, ky katalog vjen si një pasqyrim shumë i mirë i veshjve të grave të Hasit si tërësi me të gjitha elementet përbërëse të saj.
Katalogu përmban 156 faqe me 276 fotografi. Realizimi i katalogut u mundësua dhe u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.