- Reklama -

Prokuroria Speciale kërkon vazhdimin e paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj ish-krerëve të UÇK -së, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Përmes një parashtrese drejtuar gjykatës, prokurori Jack Smith ka vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes apo pengimit të procedurave nga të akuzuarit.

- Reklama -

Smith më tej ka pretenduar se ekzistojnë rrethana se të njëjtit mund të kryejnë krime të tjera ndaj personave që konsiderohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarë.

“Këta faktorë krijojnë gjithashtu baza për të besuar se ekziston rreziku që z. Krasniqi dhe z. Selimi të kryejnë krime të ngjashme me ato për të cilën akuzohen”- thuhet në kërkesë.

Prokuroria Speciale ka arsyetuar se paraburgimi ndaj Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është i domosdoshëm pasi ata akuzohet për 10 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Paraburgimi i të akuzuarve po ashtu është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm pasi z. Krasniqi dhe z. Selimi akuzohen për 10 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe nëse dënohen, mund të përballen me një dënim të gjatë”- sqarohet në parashtresë.

Prokurori Smith kërkesën e paraburgimit e ka mbështetur edhe në ecurinë e çështjes.

“Vazhdimi i paraburgimit është i arsyeshëm duke pasur parasysh ecurinë e çështjes dhe gjykimit, shtrirjen dhe kompleksitetin, dënimin e gjatë me burgim dhe rreziqet e paraqitura”- përfundohet kërkesa.

Parashtresën e plotë të publikuar nga Gjykata Speciale mund ta gjeni në këtë LINK.

Kërkesa për vazhdimin e paraburgimit kundër Jakup Krasniqit https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e980d71bc3&doc_type=stl_filing&lang=sqi

Kërkesa për vazhdimin e paraburgimit kundër Rexhep Selimit https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e980d72aaa&doc_type=stl_filing&lang=sqi

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort