Projektligji për Buxhetin në lexim të dytë sot do të jetë në rend të ditës në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ky projektligj ka kaluar dje në lexim të parë me 64 vota pro, njofton Klan Kosova.
Votimi i këtij projektligji dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë mbetur në sirtar do të jenë punët e fundit të kësaj legjislature para se të shpërndahet.
Krejt ky zhvillim vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili ka rrëzuar Qeverinë Hoti dhe vendi ka shkuar në zgjedhje të parakohshme.