LAJME

Projektet infrastrukturore përplasin ministrin Aliu me deputetët e opozitës

Projektet infrastrukturore përplasin ministrin Aliu me deputetët e opozitës
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Tetor 2024, 11:50

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është përplasur me deputetët e opozitës për disa projekte infrastrukturore gjatë seancës së sotme të Kuvendit.

Në fjalën e tij fillimisht Aliu përmendi disa nga projektet infrastrukturore “që po shkojnë sipas planifikimeve”.“Në masën dërrmuese projektet infrastrukturore janë duke shkuar sipas planifikimeve. Sa i përket rrugës së Podujevës ka qenë rrugë me probleme të shumta nga e kaluara, kemi arritur t’i mbyllim disa prej tyre dhe tani punimet po shkojmë në trendin normal. Së shpejti do të bëhet asfaltimi i katër shiritave rrugorë. Rruga e Mitrovicës është ndër rrugët më problematike që kemi pasur. Rruga është afër përfundimit. Po vazhdojnë punët normalisht me trendin e vetë. Edhe ura e Badocit ka qenë me probleme, projekti është bërë, është bërë me gabime, është përmirësuar, tash po ec me trend të shpejtë. Por kur flasim për rrugën Dollc – Gjakovë dhe për autostradën e Gjilanit, s’ka rrugë që i kam vizituar më shpesh por ka probleme të përditshme. Ka progres me të ngadaltë por ka progres”, ka thënë Aliu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika