Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se është bërë procesimi i pagesave për familjet që kanë pësuar dëme nga vërshimet e shtatorit 2022 dhe korrikut 2023.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e komunave dhe komisionit përkatës për vlerësimin dhe verifikimin e dëmeve, tashmë janë procesuar pagesat në kuadër të mbështetjes për rimëkëmbje nga dëmet e vërshimeve në ekonomitë familjare, për vërshimet në 2022 dhe 2023”- ka shkruar ai në facebook.





