• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Sunday, April 2, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Procesi i Berlinit: Ministrat e brendshëm të Ballkanit takohen sot për emigrantët dhe korrupsionin

tvprizreni by tvprizreni
October 20, 2022
in LAJME
0
Tre raste të futjes ilegale të emigrantëve nga Siria në 24 orët e fundit në Kosovë
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tri ministeriale me vendet e Ballkanit Perëndimor zhvillohen këto ditë në Berlin. Synimi është riaktivizimi i Procesit të Berlinit. Por në fokus do të jenë edhe probleme të tjera, sidomos migracioni i paligjshëm.

Çështje të sigurisë së brendshme dhe të migracionit të paligjshëm do të jenë në fokus të konferencës së parë ministrore të Ballkanit Perëndimor të enjten, më 20.10. në Berlin. Krahas ministrave të Brendshëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të dhjetë vendeve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, si Franca, Britania e Madhe, Italia, Austria, Sllovenia, Bullgaria, Polonia, Greqia, Kroacia, si edhe Çekia, si përfaqësuese e presidencës së radhës së BE-së, bëri të ditur të mërkurën në Berlin zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane, Maximillian Kail. E ftuar në takim është edhe komisioniarja e BE-së për Çështje të Brendshme, Ylva Johannson.

Më shumë presion ndaj Serbisë

Megjithëse konferenca zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, në fokus të saj priten të jenë flukset e migracionit të paligjshëm, me të cilat përballet aktualisht Gjermania. Rreth 400 imigrantë në ditë kapen nga Policia Federale gjermane duke hyrë në mënyrë të paligjshme në Gjermani, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Kail. Sipas tij, shumica vijnë nëpërmjet Çekisë dhe Austrisë, kështu që ekspertët dyshojnë se këtu luan një rol të madh i ashtuquajturi Itinerar i Ballkanit.

Autoritetet gjermane janë të mendimit se këtu luan rol edhe politika liberale e vizave të Serbisë ndaj 25 shteteve, për qytetarët e të cilëve BE-ja kërkon viza.

Kail tha se Gjermania po kërkon që Serbia ta ndryshojë sa më shpejt politikën e vizave: “Serbia ka thënë se do ta ndryshojë këtë në fund të vitit, por për ne ka rëndësi që kjo të ndodhë sa më shpejt”, tha zëdhënësi. “Shtetasit e 25 vendeve që nuk lejohen të udhëtojnë pa vizë në BE, mund të hyjnë pa vizë në Serbi, dhe ky është një shkak për rritjen hyrjeve të paligjshme”.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane, shumë syresh kërkojnë azil në Gjermani, e cila vetë po përballet me një fluks të madh refugjatësh nga Ukraina: “Situata e refugjatëve në Gjermani është shumë e tensionuar.

Mbi një milion kanë ardhur nga Ukraina, prandaj edhe duam ta luftojmë fenomenin e migracionit të paligjshëm”, tha zëdhënësi i ministrisë. Sipas ministrisë gjermane të punëve të brendshme, në takim do të flitet edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Tri marrëveshje të reja?

Në fakt, shkaku kryesor i mbledhjes së ministrave të Punëve të Brendshme është përgatitja për Samitin e Procesit të Berlinit, që pritet të zhvillohet më 3 nëntorit në Berlin. Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron që t’i japë një impuls të ri nismës së kancelares Angela Merkel. Procesi i Berlinit synon të avancojë afrimin e shteteve me BE-në, duke kontribuar në përmirësimin e situatës ekonomike dhe promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Po në kuadër të Procesit të Berlinit, të premten, më 21.10. 22 do të zhvillohet, në të njëjtin format konferenca e ministrave të jashtëm.

Sipas zëdhënësit të ministrisë gjermane të punëve të jashtme, Christofer Burger, takimi i ministrave të jashtëm ka të bëjë veçanërisht me marrjen e hapave konkretë për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me synimin për krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal.

Tema të tjera përfshijnë sigurinë energjetike dhe agjendën e përbashkët të gjelbër. Dy tema këto që do të trajtohen edhe në ministerialin e tretë të ministrave të energjisë, në të njëjtin format, të hënën, më 24.10. po në Berlin.

Sipas burimeve të DW nga qarqe të ndryshme diplomatike, shpresohet që në këtë samit të arrihet progres për së paku tre prej katër marrëveshjeve të dakordësuara që në Samitin e Sofjes, në nëntor të vitit 2020: Lëvizja e lirë me karta identiteti e shtetasve të Ballkanit Perëndimor, njohja e diplomave të shkollave të larta, si edhe njohja e kualifikimeve për tri profesione, mjekët, stomatologët dhe arkitektët. Marrëveshja e katërt, e cila synon të rregullojë lëvizjen e lirë të qytetarëve nga vende të treta, por që janë rezidentë në rajon, sipas burimeve, ka nevojë ende për dakordësim.

Marrëveshja e vetme e dalë nga Procesi i Berlinit dhe që ka sjellë rezultate të dukshme, është ajo e heqjes së tarifave roaming mes vendeve të rajonit.

Marrëveshjet e tjera kanë dështuar sidomos për shkak të faktit që dy vende të rajonit, Serbia dhe Bosnja-Hercegovina nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Paralelisht me konferencat në nivel ministror, po zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh të tjera të shoqërisë civile. /DW

Free Download WordPress Themes
Premium WordPress Themes Download
Free Download WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
free download udemy course
download coolpad firmware
Download WordPress Themes Free
udemy free download
Previous Post

Escobar takon sot Vuçiqin në Beograd

Next Post

Jim Belushi në Shqipëri, fotografohet me një nënë që shet perime

Next Post
Jim Belushi në Shqipëri, fotografohet me një nënë që shet perime

Jim Belushi në Shqipëri, fotografohet me një nënë që shet perime

Të Fundit

Moti sot i vranët, pasdite pritet reshje shiu

Moti sot kryesisht i vranët, por edhe me intervale me diell

April 2, 2023
Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

April 1, 2023
FSK-ja realizon garën “Forca 2022”

Hiqet dorë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak

April 1, 2023
Kryeministri malazez pret një sezon rekord turistik

Kryeministri malazez pret një sezon rekord turistik

April 1, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Moti sot i vranët, pasdite pritet reshje shiu

Moti sot kryesisht i vranët, por edhe me intervale me diell

April 2, 2023
Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

April 1, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.