- Reklama -

Prizreni nis procedurat e prokurimit për objektin e ri të shoqatës “Esnaf”, vlera e parashikuar 430 mijë euro

Tetë muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal është iniciuar procedura e prokurimit për përzgjedhjen e operatorit ekonomik që do të ndërtojë objektin e ri për nevojat e shoqatës “Esnaf”.

Njoftimi për kontratë, për projektin e titulluar “Ndërtimi i objektit administrativ për nevojat e zejtarëve ESNAF në Prizren” është publikuar të martën nga Komuna e Prizrenit.

- Reklama -

Sipas këtij njoftimi, vlera e parashikuar e kontratës është 430 mijë euro, dhe afati për kryerjen e punimeve është 200 ditë. Ndërkaq afati i fundit për dorëzimin e ofertave është caktuar data 18 nëntor 2024.

“Do të bëhet rrënimi i objektit ekzistues si dhe ndërtimi i komplet objektit të ri”, thuhet në dosjen e tenderit.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe kryetari i Komunës së Prizrenit më 20 shkurt të këtij viti patën nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal 2024 për projekte të investimeve kapitale, respektivisht për zbatimin e projektit të përbashkët “Ndërtimi i objektit administrativ për nevojat e zejtarëve “ESNAF”.

Ndërkaq “Esnaf” muaj më parë pat shprehur kënaqësinë që ky projekt kapital po ec drejt jetësimit në 30-vjetorin e themelimit të shoqatës.

Në njoftimin e “Esnafit” thuhej se objekti i ri, në aspektin arkitektonik do të jetë një gërshetim i tradicionales dhe modernes dhe se do të shërbej si një qendër shumë funksionale.

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “Esnaf” është themeluar në vitin 1994, me qëllim që të kontribuojë në zhvillimin ekonomik.

Prizreni nis procedurat e prokurimit për objektin e ri të shoqatës “Esnaf”, vlera e parashikuar 430 mijë euro

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort