Për shkak të punimeve në zgjerimin e objektit të shkollës ” Hasim Maliqaj” në fshatin Poslisht, nxënësit janë të detyruar që t’i ndjekin mësimet në shkollën ” Dëshmorët e Vërrinit” në Billushë.
Por, prindërit e nxënësve të kësaj shkolle, janë tejet të shqetësuar për mënyrën e transportit të fëmijëve të tyre, të cilët na shkruajnë se ata mund të infektohen nga virusi Covid-19 sepse grumbullohen në masë.






