Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës në Rogovë të Hasit.
Duke u shprehur mirënjohëse, Osmani ka thënë se heroizmi i tyre ka përforcuar themelet e Kosovës.
“Sot, në 24-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit, i përkujtojmë dëshmorët e rënë në këtë zonë, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe martirët e rënë si qytetarë të paarmatosur, të cilët makineria vrasëse serbe nuk i kurseu. Me heroizmin e qëndresën e tyre ata i përforcuan themelet e Kosovës. Ne do t’u jemi mirënjohës përjetë e do t’i përkulemi gjithmonë heroizmit të tyre. I përjetshëm kujtimi për ta”, ka shkruar ajo.
Më 27, 28 dhe 29 janar kujtohen 30 të rënët në tri pritat në fshatrat Bishtazhin, Goden dhe Rogovë./koha.net/