Presidenti kinez, Xi Jinping, i ka kërkuar ushtrisë së Kinës që të përqendrojë vëmendjen në përgatitjen për aksione të vërteta ushtarake.
“Është e domosdoshme që të përmblidhet dhe të zbatohet përvoja e suksesshme në reforma, të zotërohen situata të reja dhe të kuptohen kërkesat e detyrave, të fokusohemi në përgatitjen për luftëra dhe të kemi guximin për të eksploruar dhe për të zbuluar”, tha Jinping, përcjell agjencia kineze e lajmeve Xinhua.
Jinping këtë deklaratë e bëri në një konferencë mbi mbrojtjen kombëtare dhe reformën ushtarake, të mërkurën, në Pekin.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues të rangut të lartë të Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës (CMC), Forcave Popullore të Armatosura të Policisë dhe akademive ushtarake.