Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një letër urimi nga presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, me rastin e marrjes së detyrës.
Në letrën e tij, Van der Bellen ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë në fushën politike, ekonomike dhe kulturore, si dhe lidhjet e fuqishme ndërmjet qytetarëve të të dy vendeve.
Ai ka shprehur gjithashtu vlerësimin për rolin e rëndësishëm të mërgatës kosovare në Austri dhe ka theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten Shiroka Pula në forcimin e mëtejshëm të raporteve dypalëshe.





