- Reklama -

Politikani “i gjeneratës së re në Serbi”: Republika e Kosovës – realitet

“Realiteti i Kosovës është Republika e Kosovës. Dhe kjo duhet t’i thuhet popullit. Haptas. Mjaft me rrena, mitomani e fshehje. Sa më parë që e pranojmë realitetin, aq më shpejt do të jemi në rrugën e së ardhmes”, ka shkruar të premten politikani opozitar në Serbi, Boban Bodganoviq, në një editorial për gazetën “Danas”.

Bogdanoviq është politikan opozitar në Serbi. Ai është kryetar i subjektit “Odgovor”. Më 14 dhjetor pati vizituar Kosovën, ku nënshkroi marrëveshje me nismën qytetare “Liri, Drejtësi, Mbijetesë” të ministrit të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq.

- Reklama -

Në kolumnen për “Danasin”, Bogdanoviq ka përshkruar takimin që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Takimin e ka përshkruar si miqësor e të mirëkuptueshëm. Bodganoviq është shprehur i habitur me qasjen diplomatike të Kurtit edhe kur i drejtohej presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Politikani serb ka thënë se me Kurtin kanë pasur pajtim se duhet më shumë angazhim opozitar serb në Kosovë.

Bodganoviq, që e cilëson veten përfaqësues të “gjeneratës së re të politikanëve serbë”, ka thënë se nuk dëshiron të fshihet prapa fakteve dhe se nuk i cilëson si tradhtarë ata që e pranojnë realitetin politik të Kosovës.

“Një sërë vendimesh politike në periudhën nga viti 1999 e deri më sot e njohin Kosovën, duke përfunduar me Marrëveshjen e Brukselit. Pushteti legjislativ dhe ekzekutiv janë nën juridiksionin e Republikës së Kosovës dhe gjithçka është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Çdo organizatë politike në Republikën e Kosovës është e regjistruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e saj. Qytetarët e Kosovës mbrohen nga ligjet e Kosovës, qoftë nëse janë serbë, shqiptarë apo të komuniteteve tjera etnike. Këto janë fakte dhe unë, si përfaqësues i gjeneratës së re të politikanëve serbë, nuk dua të fshihem prapa fakteve dhe të akuzoj gjithkënd që e pranon realitetin politik të Kosovës se është tradhtar, siç bën presidenti i Serbisë, ai që ka kontribuar më së shumti që Kosova të jetë shtet i pavarur”, ka thënë Bogdanoviq.

Bogdanoviq është shprehur se nuk preferon të luajë me nacionalizmin e rremë për Kosovën. Ai ka thënë se një lojë me Kosovën i bën dëmin më të madh serbëve të Kosovës.

“Shoh kah e ardhmja sepse s’kam kohë për të kaluarën”, ka përfunduar shkrimin ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort