Policia e Shtetit ka vrarë një person pas mesnate, kur kishte hyrë datë 8 dhjetor, në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.Viktima është një 25-vjeçar me iniciale K.R që fillimisht u plagos nga oficerët por më pas humbi jetën në spital.Rrethanat e vrasjes së tij janë bërë objekt hetimi, pasi viktima është qëlluar nga policët sepse atyre iu është dukur sikur iu drejtoi një armë zjarri.
Policia vret 25-vjeçarin në Tiranë: U duk se na drejtoi një armë

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet:“Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.
Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.
Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të forte, në dukje armë zjarri.I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tahiri: Rajoni dhe Europa po marrin masa për ta përballuar rritjen e çmimeve, Kosova në gjumë

Liria drejt Superligës, mposht 2 Korrikun në Prizren me rezultat 3:1

Kompanitë transportuese mohojnë rritjen e çmimeve në linjën Prizren–Prishtinë

