- Reklama -

Policia suedeze thotë se afër 10 persona janë vrarë gjatë të shtënave në një shkollë

Policia suedeze tha se afër 10 persona janë vrarë gjatë të shtënave në një qendër edukimi për të rritur më 4 shkurt. Por, numri përfundimtar i viktimave dhe i të plagosurve ende nuk është përcaktuar.

Sipas policisë, edhe sulmuesi i dyshuar është në mesin e të vrarëve.

- Reklama -

Dëmet në skenën e krimit ishin aq të mëdha sa që hetuesit e kishin të pamundur të kishin përfundime më të qarta tha Roberto Eid Forest, shefi i policisë lokale.

Të shtënat ndodhën në periferi të qytetit Orebro, që gjendet rreth 200 kilometra në perëndim të Stokholmit.

Shkolla, e quajtur Risbergska, ka student mbi moshën 20-vjeçare, sipas ueb-faqes të këtij institucioni arsimor. Kjo shkollë ofron kurse të shkollës fillore dhe të mesme, kurse për gjuhën suedeze për emigrantët, trajnime profesionale dhe programe për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.

Policia tha se deri më tani nuk ka dyshime se ky rast është i lidhur me terrorizëm.

Policia beson se sulmuesi ka vepruar i vetëm dhe sipas zyrtarëve, ai nuk ishte i njohur më herët për policinë.

Autoritetet suedeze thanë po ashtu që ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve, teksa ata po vazhdojnë punën në identifikimin e viktimave.

Dhuna me armë zjarri në shkolla në Suedi është e rrallë. Por, në vitet e fundit ka pasur disa incidente kur njerëzit janë plagosur apo vrarë me armë të tjera, sikurse thika dhe sëpata.

Të shtënat ndodhën pasi shumë studentë kishin shkuar për pushime pas provimeve. Vetura policore dhe autoambulanca u panë në vendin e ngjarjes, si dhe helikopterë që patrullonin në qiell.

Profesoresha Lena Warenmark tha për një media suedeze se dëgjoi të paktën 10 të shtëna armësh.

Studentët u strehuan në ndërtesat aty pranë. Pjesë të tjera të shkollës u evakuuan pas të shtënave, që nisën rreth orës 12:30, sipas kohës lokale.

Kryeministri Ulf Kristersson deklaroi më herët gjatë të martës se kjo është “një ditë shumë e dhimbshme për gjithë Suedinë”. REL

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort