Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka kërkuar që drejtuesit e automjeteve të kenë pajisjet dimërore për automjetet e tyre.
Në njoftimin e bërë për media, Policia thotë se sezoni dimëror po afrohet prandaj nga data 15 nëntor deri 15 mars kërkohet që automjetet në qarkullim t’i kenë pajisjet dimërore.






