LAJME

Policia jep detaje për aksionin te Ministria e Bujqësisë

Policia jep detaje për aksionin te Ministria e Bujqësisë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shkurt 2021, 08:57

Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se po në vend po zhvillohen disa aksione policore në disa lokacione.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme.

Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika