Policia jep detaje për aksidentin në Gjakovë ku vdiqën tre persona nga Shqipëria

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Raçë të Gjakovës, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të vdekur.Lajmin e ka konfirmuar Nusret Gjurkaj nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.
Gjurkaj tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:40 në fshatin Raçë.
“Patrullat policore kane dalur ne vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashtë rrugës kanë qenë 3 persona.
Ne vendin e ngjarjes kane dalur ambulanta, zjarrfikëset , njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësorë ne vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Gjakovë për GazetaBlic.
Ndërkaq në media është raportuar se tre viktimat janë nga Shqipëria
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Pavarësisht shtrenjtimit, MINTI thotë se s’ka abuzim me çmimet e derivateve

Thaçi nga Haga me mesazh për Kosovën: Falënderon qytetarët dhe bën thirrje për qetësi

Veteranët prezantojnë “platformën e veprimit”, kërkohet zhbërja e Speciales

