Policia, konkretisht ajo e hetimeve ekonomike dhe korrupsionit në koordinim me Prokurorinë e Shtetit është duke zhvilluar një operacion në nivel vendi në pikat e laboratorit ‘Avicena’.Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Ju konfirmoj se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë është duke realizuar një operacion policor ne nivel vendi”- ka thënë Hoxha.





