RAJONI DHE BOTA

Polici shqiptar lë kolegët në Tiranë, del në anën e protestuesve

Polici shqiptar lë kolegët në Tiranë, del në anën e protestuesve
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Dhjetor 2020, 06:50

Prej dy ditësh në Tiranë po protestohet për vrasjen e të riut 25 vjeçar, Kloadian Rasha nga një polic i forcave “Shqiponja” para shtëpisë së tij, shkruan Reporteri.net.

Protestat kanë eskaluar në dhunë e përleshje ndërmjet protestuesve e policisë shqiptare.
Por sonte një pjesëtar i Policisë , nnga njësia e Qarkullimit i ka braktisur kolegët e tij dhe ka kaluar në anën e protestuesve.

Kalimi i tij në anën e kundërt është pritur me shumë brohoritma, duartrokitje e përqafime nga ana e protestuesve.

Këtu mund të shihni momentin e kalimit të policit në anën e protestuesve:

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika