Po vazhdojnë punimet në rregullimin e infrastrukturës në qendër të Prizrenit

PRIZRENI ME RAJONMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Oct 19, 2023
Po vazhdojnë punimet në rregullimin e infrastrukturës në qendër të Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdon realizimi i projekteve praktike dhe të rëndësishme për Prizrenin.

Njoftimi i plotë:

Po vazhdon realizimi i projekteve praktike dhe të rëndësishme për Prizrenin.

Me dinamikë të shpejtuar po bëhet zgjerimi i rrugës “Remzi Ademaj”, në pjesën e Kinemasë “Lumbardhi”, ku, do të krijohet edhe trotuar për këmbësorë në anën e kinemasë.

Ky projekt do të sjellë një ndryshim të madh në infrastrukturën urbane, duke bërë që udhëtimi të jetë më i sigurt dhe më i përshtatshëm për të gjithë qytetarët, duke mundësuar edhe qasjen në kinema.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika