Gjykata e Apelit e Kosovës ia ka ashpërsuar dënimin me burgim të akuzuarit Pjetër Ndrecaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Nga 24 vjet e gjysmë, sa ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, Apeli ia ka rritur dënimin me burgim në 30 vjet burgim.
“Deri të ngritja e dënimit erdhi, pasi që Gjykata e Apelit, konkludoi se gjykata e shkallës së parë, nuk i ka vlerësuar drejtë rrethanat lehtësuese dhe rënduese. Pastaj se nuk i ka marrë për bazë disa rrethana renduese, sidomos faktin se i pandehuri edhe më parë është sjellë në mënyrë të dhunshme me bashkëshorten, tani të ndjerën V.N., se veprën penale e ka kryer në shtëpinë e familjes së saj, në prezencë të anëtarëve të familjes, se ka privuar nga jeta edhe vajzën e tij si dhe një mori rrethanash tjera”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.





