Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se është pezulluar transporti publik i udhëtarëve deri të hënën më 9 nëntor në ora 05:00.
Pezullohet transporti publik i udhëtarëve deri të hënën

“Ju njoftojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin 01/41 të datës 06.11.2020, në pikën 2 të këtij vendimi ka pezulluar disa paragrafë, ndër to paragrafin 14 të vendimit 01/39 të datës 01.11.2020, me ç’rast pezullohet transporti publik i udhëtarëve deri të Hënën më 09.11.2020 në ora 05:00”.
“Lusim operatorët të kenë mirëkuptim dhe të respektojnë vendimin e Qeverisë”, thuhet në postimin në Facebook të MI-së.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Drejtori Kadriaj: Nesër nis dezinsektimi në Landovicë, pas kërkesës së banorëve

Aleanca s’merr pjesë në vazhdimin e seancës konstituive

Kosova vendos masë antidamping ndaj farës së grurit nga Serbia

