- Reklama -

Petkoviq konfirmon pjesëmarrjen në takimin e 16 nëntorit në Bruksel

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka pranuar ftesën e të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, për të marrë pjesë në një raund të ri të dialogut me Prishtinën të planifikuar për më 16 nëntor në Bruksel.

Zyra tha se Petkoviq do të shoqërohet nga ekipi i tij i ekspertëve të nivelit të lartë.

- Reklama -

“Beogradi ka qenë gjithmonë pala e besueshme dhe konstruktive në dialog dhe është i gatshëm të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura në tryezën e bisedimeve, ndërsa Prishtina po refuzon diskutimet apo i kushtëzn ato. Drejtori Petkoviq iu përgjigj menjëherë pozitivisht ftesës së BE-së për raundin e ri të dialogut të enjten e ardhshme, ashtu siç bëmë me ftesën e mëparshme për dialog për 7 nëntor, të cilën (kryenegociatori i Prishtinës Besnik) Bislimi e hodhi poshtë”, deklaroi Zyra për tanjug.

“Edhe kësaj radhe, pala jonë do të insistojë në mënyrë konsistente dhe këmbëngulëse që sa më shpejt të jetë e mundur të bëhet de-përshkallëzimi në veri të Kosovës dhe të zbutet kriza e krijuar nga Prishtina përmes veprimeve të saj të njëanshme dhe të dhunshme, si dhe diskutimet për krijimin e një Asociacionit të Komunave Serbe do të përfaqësojnë gjithashtu një segment vendimtar ku Beogradi do të insistojë në të gjitha të drejtat e garantuara për serbët sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015”, tha Zyra.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş