LAJME

Përjashtimi nga paga minimale, veteranët paralajmërojnë protesta

Përjashtimi nga paga minimale, veteranët paralajmërojnë protesta
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Maj 2022, 16:58

Veteranët e UÇK-së kanë paralajmëruar protesta në rast se miratohet në Kuvend Projektligji për Pagën Minimale, sipas versionit të Qeverisë. Ata po kërkojnë që rritja e pagës minimale të përfshijë edhe këtë kategori.

E ky ‘kërcënim’ mund të bëhet realitet nëse në Kuvend miratohet projektligji për rritjen e pagës minimale, sipas të cilit, veteranët e UÇK-së përjashtohen nga kjo rritje.

Kështu konfirmon për GazetaBlic ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

“Nëse e ndryshojnë ligjin me hek atë nen që po pretendon qeveria, natyrisht që do të ketë protesta”, deklaroi Klinaku.

Organizata e Veteranëve të UÇK-së akoma nuk e ka caktuar ndonjë datë për protesta.

Por, sipas Klinakut, ata nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre.

Kuvendi i Kosovës para pak ditësh ka diskutuar për projektligjin për pagën minimale.

Ky projektligj ka ngjallur debate e reagime të shumta nga pozita e opozita, ku këta të fundit janë deklaruar se nuk do të votojnë PËR, në rast se aty nuk përfshihet rritja e pensioneve për veteranët dhe disa kategori të tjera.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika